Avokatët britanikë të angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së po konsiderojnë se gjykimi i Nasim Haradinajt është politik.

Kështu raporton media britanik ‘The Telegraph’, duke thënë se avokatët britanikë po kërkojnë që të diskualifikojnë nga postet e tyre dy gjyqtarë të lartë të Gjykatës Speciale për “abuzim me autoritetin”.

E përditshmja britanike thotë se njëri nga gjyqtarët njoftoi diplomatët europianë mbi rastin e Haradinajt, duke cënuar pavarësinë dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore, raporton Express.

Ndërkaq, për gjyqtarin e dytë të akuzuar për tejkalim kompetencash avokatët britanikë po pretendojnë se ka komprometuar pavarësinë e tij duke ushtruar presion politik mbi gjyqtarët e tjerë dhe duke sugjeruar se Brukseli po i bën presion për dënime mbi krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

‘The Telegraph’ më tej njofton se rasti po shqyrtohet në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman, konfirmoi për prestigjiozen britanike se po kërkonte përjashtimin ose suspendimit e gjyqtares Ekterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, dhe gjyqtarit Charles L Smith, zëvendëspresident.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer që është hedhur poshtë kërkesa, pa marrë parasysh argumentet”, tha Cadman për median.

“E tëra që kërkojmë është që klienti ynë të marrë një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj”, ka shtuar tutje ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb