Sulmi i fundit terrorist në Francë ka shokuar gjithë botën, kurse përveç Francës janë të kërcënuara edhe shumë vende të tjera për sulme të tilla. Tabloidi britanik “The Telegraph” ka publikuar një hartë, në të cilën shfaqet më rrezikuara nga terrorizmi, shkruan “Koha.net”. Rrezikun e kanë përcaktuar përmes ndarjes së ngjyrave.

Rrezik të lartë nga terrorizmi kanë rreth 30 vende të botës, kurse Kosova është në mesin e vendeve që përfshihen me ngjyrë të kuqe, që është mjaft e rrezikuar.

Vendet më të rrezikuara janë ato me ngjyrë të kuqe të errët, rrezik i “përgjithshëm” për vendet me ngjyrë të kuqe, “rrezik të theksuar” vendet me ngjyrë portokalli, kurse më së paku të rrezikuara janë ato me ngjyrë të verdhë.

Sulmi i fundit në Paris ka lënë 132 persona të vdekur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: