Njësitë speciale, të cilat do të përfshijnë katër mijë njerëz, do të punojnë së bashku me Shërbimin e Jashtëm britanik të Inteligjencës (MI7).

Kështu shkruan e përditshmja britanike The Times, duke iu referuar brigadierit Mark Totten.

“Ne mund të kryejmë disa detyra, të tilla si për shembull, aktivitete kundër terrorizmit në det ose operacione të përbashkëta, të cilat janë të vështira dhe vijnë me rreziqe më të larta”, tha Totten.

Artikulli flet për fillimin e trajnimit të vendeve të Detit të Kinës Jugore për t’u mbrojtur më mirë nga armiqësia e Kinës.

Gjithashtu do të marrin pjesë në dobësimin e ndikimit dhe rolit të mercenarëve rusë, sidomos grupit Wagner në Afrikë.

Më parë ishte raportuar se forcat speciale të ushtrisë britanike do t’iu kundërvihen Rusisë dhe vendeve të tjera. Arsyeja për këtë është ulja e aktivitetit të ISIS si rezultat i zvogëlimit të operacioneve speciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb