Princi Harry donte të anulonte publikimin e librit të tij “Spare” pas vizitës së tij në Britani, verën e shkuar, sipas një shtëpie botuese në SHBA ka cituar prestigjiozja “The Times“.

Ekipi i shtëpisë botuese të librit “Spare”, ka thënë për dukën e Sussex-it se: “Ai nuk dëshiron ta bëjë këtë.”

Mësohet se Harry kishte mendime të paqarta për të vazhduar me librin, për të cilin u pagua një paradhënie shumë milionë paund, kur ishte në Britani në qershor të 2022.

Ata kanë spekuluar se familja mbretërore i ka thënë Harry-t se nëse libri do të botohej ndërsa mbretëresha Elizabeth ishte gjallë, nuk do të kishte “mënyrë kthimi” në Britani.

Megjithëse Harry ndryshoi sërish mendje në favor të botimit, hezitimi i tij mund të hedhë dritë mbi ndjenjat e tij të përziera për të shkruar një kujtim kaq shkatërrues.

Vendimi për të mos botuar u mor dy javë pasi Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan vizituan Londrën për festime e qershorit. Deri më tani janë hedhur zëra se në atë kohë Dukës i ishte dhënë ultimatum nga familja mbretërore për mos botimin e librit të tij, nën frikën e skandaleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb