Një dokumentar i ri i realizuar nga BBC me ndihmën e Buckingham Palace, që zbulon detaje të papublikuara më parë nga jeta e familjes mbretërore do të transmetohet të dielën e 29 majit në BBC One/BBC iPlayer.

Televizioni britanik ka njoftuar publikimin e programit 75-minutësh, ku shihen detaje private familjare të mbretëreshës si një vajzë e re.

“Elizabeth: The Unseen Queen” përmban pamje unike të filmuara nga Familja Mbretërore. Ata mund të shihen duke pushuar në bordin e luftanijes HMS Vanguard të Marinës Mbretërore në vitin 1947, anija që i çoi në Afrikën e Jugut për turneun e tyre në atë kohë.

Në këto pamje paraprake, ka fragmente të fjalimeve të Mbretëreshës nga urimi i saj i Krishtlindjeve i vitit 1996, si dhe fjala e saj në Guildhall më 11 qershor 1947.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb