Bella Hadid dhe partneri i saj The Weeknd janë parë shumë të lumtur me njëri-tjetrin gjatë muajve të fundit, dhe duke shkëmbyer puthje rugëve të Nju Jorkut.

Dhe tani si duket modelja dhe këngëtari janë gati për shkelur altarin. Sipas USweekly, një propozim është në horizont për çiftin e ri.

“Ata janë tmerrësisht në dashuri me njëri tjetrin”, tha një  burim. Personi i afërt me çiftin tha se këngëtari i “Starboy”, emri i vërtetë i së cilit është Abel Makkohen Tasfaye, do t’i propozojë 22 vjeçares së shpejti.

Ata filluan të dilnin në vitin 2015 dhe një vit më pas u ndanë. Në janar të 2017 këngëtari u pa në shoqërinë e Selena Gomez, me të cilën bëri edhe një udhëtim romantik në Europë. The Wekend hoqi dorë nga Selena Gomez për t’iu rikthyer sërish Bellës. Tani dy të dashuruarit jetojnë bashkë në Nju Jork.

Ata kanë marrë një shtëpi në zonën e Manhatanit,  qeraja e së cilës shkon rreth 60 mijë dollarë në muaj.

(BallkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb