Gazetari Artan Hoxha është një nga njerëzit që është përballur dhe fatmirësisht e ka fituar betejën me COVID-19. Këtë e ka pohuar vetë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku tregon për dy javët e tij të betejës bashkë me familjen.

Hoxha shkruan se ishte një përvojë sfilitëse dhe e lodhshme, por se vetëm kur krijuesi të bën një “xhiro” nga “honet e qoftëlargut”, e kupton vlerën e vërtetë të jetës.

Ai ka një falënderim të veçantë për mjekët dhe stafin e spitalit Amerikan 3 ku ka marrë trajtimin, për të cilin thotë se është më i miri në Ballkan.

“Dua ta nis mirënjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Gentian Huti, një shkodran, që për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo Hidri, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e përkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.
Në fund, një falënderim të veçante, miqve të vërtetë, që në dite të tilla, vlejnë me shumë se një thesar.
Në saj të tyre, pata mundësinë të marre një trajtim cilësor mjekësor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetëm më i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

POSTIMI I PLOTË
Thefsh qafën Covid-19….?
Pas dy javësh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e përballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rëndom po cilësohet, si virusi i shekullit.
Ishte një përvojë aspak mbresëlënëse….
përkundrazi, sfilitëse dhe e lodhshme…
Vetëm kur krijuesi të bën një “xhiro” nga “honet e qoftëlargut”, e kupton vlerën e vërtetë të jetës, të bashkëshortes, të familjes, të fëmijëve, të prindërve, të miqve dhe shokëve, gjithkujt që të ndodhet pranë.
Papritmas, gjendesh në një shkretëtirë të frikshme, mes teje dhe krijuesit.
Aty të vetmit engjëj mbrojtës, për dreq nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që të fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…
Aty nuk vlejnë mjekët e cirkut politik, “heronjtë” e Whatsapp- it, “mjekët biznesmenë”, që na i servir regjia e shëmtuar e propagandës qeverisëse, apo që i dëgjojmë tek na mjegullojnë më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombëtare…
Më duhej ta provoja vetë, se heronjtë e vërtetë me bluza të bardha, ata të heshturit, që bëjnë detyrën e tyre në këto dite të trazuara, që shpëtojnë jetë njerëzish dhe mbjellin shprese, pikërisht aty ku duket se oksigjeni është zhdukur…janë krejt të tjerë…
Falënderimi dhe mirënjohja në këto raste, për heronj të tillë të heshtur, është shumë pak??
Dua ta nis mirënjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Gentian Huti, një shkodran, që për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo Hidri, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e përkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.
Në fund, një falënderim të veçante, miqve të vërtetë, që në dite të tilla, vlejnë me shumë se një thesar.
Në saj të tyre, pata mundësinë të marre një trajtim cilësor mjekësor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetëm më i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan.
Dhe në fund një këshillë.
Miq, të njohur, bashkëkombës!
Është në zgjedhjen tuaj të lirë të besoni ose jo, ta neverisni propagandën e shëmtuar të pushtetit dhe panikun e pakënaqësisë të opozitës në betejën e saj për pushtet.
Unë u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga COVID-19, por nuk ia dola dot.
Bëni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prindërve në moshe të thyer.
COVID19 nuk është një lojë, është një e keqe shumë e kushtueshme për shqiptaret e vënë përfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpresës.
Jeta e çdo njërit prej jush është shumë e shtrenjtë…
Ju lutem, kujdesuni për vete dhe të tjerët, që të mos bëheni për spital.
Për fat të keq, nga aty e tutje, jemi vetëm statistika në buletin ditor të bilancit të COVID-19…

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb