Thellohet bilanci i krimit në Elbasan, ku një ish-polic vrau gruan e tij, ndërsa plagosi një person tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autori është Koço Buzo, 58 vjeç, një polic në pension.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur një kalimtar, shtetasi me inicialet G.T., 57 vjeç, ndërsa viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe.

Mësohet se çifti ishte në proces divorci, pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: