Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se katër persona të tjerë kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe ekspertiza e trupave të të vdekurve.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 70. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e para të mëngjesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: