Thellohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Gjermani. Pas vdekjes së 3 anëtarëve të familjes nga Ferizaj, një tjetër shtetas kosovar ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi kosovare, megjithatë nuk dihet nëse është pjesë e familjes Krasniqi.

Njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.
Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetë të bashkatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.
Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: