Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi qytetin Siangjur në Java perëndimore, Indonezi, është rritur në 252, tha qeveria lokale.

Sipas autoriteteve lokale, 31 persona janë ende të zhdukur dhe 377 janë plagosur, ndërsa 7060 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti me magnitudë 5.6, i cili goditi të hënën në orën 13:20 me orën lokale, me qendër në qytetin Sianjur, u pasua nga më shumë se 60 pasgoditje me magnitudë nga 1.6 në 4.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: