ITALI

Ka shkruar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Emergjencave Civile, Angelo Borrelli. Tre të vdekurit janë në provincën e Lombardisë dhe janë një 83 vjeç, njëri 84 vjeç dhe tjetri 91 vjeç. Ndërsa viktima e 11-të është një 76-vjecare.

Ndërkohë edhe numri i të prekurve është rritur në 322 duke përfshirë dhe dy raste të reja në Sicili, në jug të Italisë.

240 të prekur nga koronavirusi janë në provincën e Lombardisë, ku dhe nisi përhapja e virusit. 43 persona të prekur në Veneto, në Emilia Romagna 26 të prekur, 3 në Piemonte, 3 në Lazio dhe 3 në Sicili,  2  në Toscana,  1 në Alto Adige dhe 1 në  Liguria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: