Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin e Kosovës, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit teksa nuk dha detaje rreth moshës së viktimës, apo nëse ajo ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. “Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtares se dashur të familjes”,- ka shkruar Lladrovci.

I pari i Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së. “Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!”, ka shkruar Lladrovci.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: