Abuzime të shumëfishta me tenderat e ARRSH për unazën e madhe të Tiranës. Në tenderin 9,9 milion dollarë të ARRSH për punimet shtesë në lotin 2 të unazës lindore të Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi jo vetëm që zgjodhi oferten 2 milion dollarë më të shtrejtë, por ia akordoi të njëjtës kompani, ‘Albavia’, që pati fituar tenderin 15 milion dollarësh të punimeve fillestare në 2018.

Historia e lotit 2 të unazës lindore, ka nisur në rreth 3 vite me parë kur për ndërtimin e 2,4 kilometër rrugë u lidh një kontratë me kompaninë ‘Albavia’ që pati fituar tenderin si oferta më mirë. Punimet ecën deri në një fare pike, pasi paratë nuk mjaftuan. Kështu, ARRSH hapi në nëntor të vitit që shkoi një tender të ri për punime shtesë, prej afro 9,9 milion dollarësh. Fituese u zgjodh e njëjta kompani, Albavia, që pati fituar dhe tenderin fillestar për të cilin paratë nuk patën mjaftuar. Por kësaj rradhe ajo nuk kishte ofertën më të leverdisshme, por ishte renditur e katërta me 2 milion dollarë më shumë se oferta më e mirë.

E gjithë kjo procedurë e ndjekur ngre dyshimet për paracaktimin e fituesit, pasi arrsh-së i është dashur të rrëzojë kater oferta më te mira në tenderin për punimet shtesë me lotin 2 të unazës lindore, për të nxjerrë fituese pikërisht kompaninë Albavia.

Kjo kompani është e njëjta që kishte fituar edhe tenderin e pare, në të cilin fondi 15 milion dollarësh nuk mjaftoi. Projekti i unazës se madhe është kthyer një gllabërues fondesh nga të gjitha anët, kostot marramendëse dhe mënyra si përzgjidhen fituesit.

Në total, vetëm për lotin 2 te unazës lindore që nis, nga Farka dhe përfundon në Shkozë taksapaguesit do të pagujnë rreth 25 milion dollarë, për 2.4 kilometër rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: