Thellohet edhe më shumë skandali i trukimeve në futbollin italian. Sipas të përditshmes italiane La Republika, kompanitë e basteve janë duke përgatitur një dosje më të gjithë lëvizjet e dyshimta që kanë ndodhur gjatë këtij sezoni.

Përveç 11 ndeshjeve në Lega Pro, në pjesën më të madhe është e përfshirë skuadra e Messinas, por edhe Catania, 5 ndeshje dyshohen edhe në Serie A. Në të gjithë ndeshjet e dyshuara është e përfshirë skuadra e Frosinones.

Më konkretisht bëhet fjalë për ndeshjet: Frosinone-Milan 2-4, Genoa-Frosinone 4-0, Frosinone-Napoli 1-5, Verona-Frosinone dhe Napoli-Frosinone ku kartoni i kuq i Gorit është absurd.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb