Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një aksident në një kështjellë në Australi javën e kaluar, thotë policia.

Chace Harrison, 11-vjeç, i është ndërprerë mbështetja jetësore në një spital të Hobart të dielën, tre ditë pas aksidentit, raporton BBC.

Ai ishte mes nëntë nxenesve që ranë 10 metra nga një kështjellë e fryrë kur ajo u ngrit nga era në një panair shkolle në Devonport, Tasmania.

Dy fëmijë mbeten në gjendje kritike në spital.

Pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari Addison Stewart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt.

Një djalë u plagos dhe doli nga spitali të premten. Ai vizitoi shkollën fillore Hillcrest të dielën dhe bëri homazhe për shokët e tij të klasës.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Policia thotë se po heton nëse kalaja ishte e lidhur në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb