Pika e dobët e kësaj skuadre është prapavija. Tirana e këtij sezoni ka një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve për golat e pësuar. Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat, gjatë 37 javëve, ka pësuar 44 gola, duke shënuar një rekord negativ.
Konsiderohet ekipi i dytë më i keq i historisë për golat e pësuar në kampionatet me 36 javë. Rekordin e mban skuadra e vjetshme me 49 gola të pësuar në 36 javë. Për sa u përket të gjitha kampionateve, nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 44 gola dhe është gjashtë gola nga rekordi negativ absolut.
Një skuadër që nuk e tregoi veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj. Tirana duhet të themi së pëson 1.2 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023-2024 ishte mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas, Tirana e vitit 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950- tës me 1.50 gola.