DURRËS

Dëmtimet në pallatin nr. 784 në lagjen nr 16 të qytetit të Durrësit janë kthyer në një shqetësim dhe rrezik për jetën e banorëve që jetojnë aty.

Çarjet në pallat nuk janë vetëm në muret e jashtme të tij por edhe mes për mes çka kanë krijuar shkëputje dhe rrezik për shembjen. 10 familjet që banojnë në këtë pallat pohojnë se dëmtimi nuk erdhi si shkak i tërmeti por si pasojë e punimeve për ndertimin e një shkolle pranë pallatit.

Të rrezikuar për jetët e tyre banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb