Miliarderi kinez, Jack M,a është zhdukur në mënyrë misterioze nga një shfaqje televizive në vend, që u krijua nga vetë ai, ndërsa mediat e huaja raportojnë se pas kësaj qëndron fakti se ai nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë.

Sipas Financial Times, 56-vjeçari Ma u zëvendësua si gjyqtar në finalen e “Heronjtë e Biznesit të Afrikës”, një shfaqje televizive për sipërmarrësit e rinj.

Finalja u zhvillua në nëntor, menjëherë pasi Ma kritikoi rregullatorët e Kinës dhe bankat e saj në pronësi të shtetit, në një fjalim.

Miliarderi i teknologjisë, i cili themeloi kompaninë shumëkombëshe të teknologjisë Alibaba, e cila shihet si me Amazon, gjithashtu nuk është parë në publik që nga ajo kohë, dhe kronologjia e tij në Twitter çuditërisht ka qenë e qetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: