Themeluesi i kompanisë FTX, Sam Bankman-Fried, do të lirohet me një garanci prej 250 milionë dollarësh dhe do të vendoset në arrest shtëpie në banesën e prindërve të tij në Kaliforni, pas paraqitjes së tij në gjykatën federale të Manhatanit të enjten.

Gjykatësi i qarkut të SHBA-së Gabriel Gorenstein nënshkroi marrëveshjen që e çoi Bankman-Fried të largohej nga Bahamas për t’u përballur me një mori akuzash, duke përfshirë mashtrimin e letrave me vlerë. pastrimin e parave dhe shkelje të tjera. Akuzat e kombinuara do të sillnin një dënim prej 115 vjetësh pas hekurave për të nëse do të shpallej fajtor për të gjitha.

Prokurorët federalë kishin një “specialist të monitorimit të vendndodhjes” në tryezën e tyre dhe ranë dakord të lironin Bankman-Fried në kujdestarinë e prindërve të tij, profesorët e drejtësisë të Universitetit Stanford, Joseph Bankman dhe Barbara Fried.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: