Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Dhurimi është i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se sipas Dorsey-t, ai përbën rreth 28 për qind të pasurisë së tij.

Nga miliarderët e teknologjisë kanë qenë të shumtë ata që kanë dhuruar në luftën kundër Covid-19, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka ndarë 30 milionë dollarë, Jeff Bezos i Amazon-it ka dhënë 100 milionë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka thënë se do të dhurojë furnizime mjekësore në Itali – vendin me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë. Donacioni i Doresy-t është më zemërgjeri deri tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb