Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që “të kthehen në shtëpitë e tyre”.

May tha se fjalët e Trumit janë “krejtësisht të papranueshme”, transmetoi zëdhënësi i saj. Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë “kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale”. Ai iu referua katër kongresisteve – tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat.

Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur. Gratë: Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike. Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: