Nuk duhet, por ndonjëherë ndodh.

”Në fund të një darke, në një restorant në qendër të qytetit me miqtë, një vajzë nga qyteti italian i Padovas u ndalua nga policia rrugore”, shkruan lavocedivenezia.it.

Në bordin e një ”Audi A3”, rezultoi që vajza kishte një përmbajtje alkooli prej 1,74 gramë për litër gjaku.

Sipas ligjit italian, asaj do t’i pezullohej patenta dhe do t’i bllokohej automjeti.

Çfarë bëhet në këto raste? Sigurisht telefonohet ndonjë familjar ose mik i besuar.

Atëherë vajza me inicialet S.G., një 34-vjeçare nga Padova, thirri nënën e saj duke i kërkuar që të vinte ta merrte.

Por, për habi të policëve, nëna e saj 54-vjeçare, në bordin e një ”Citroen C3”, rezultoi se kishte pirë më shumë se sa e bija.

Për fat të mirë, mbërriti një person i tretë dhe dy gratë arritën të ktheheshin në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: