Gati i ngrirë nga i ftohti, në temperatura ekstremisht të ulëta, një banor nga Thethi apelon për ndihmë e kujdes shëndetësor, për hapjen e rrugës dhe sigurimin e energjisë elektrike.

Videon e situatës ku ndodhet ai dhe banorët e tjerë të Thethit e publikon në Facebook deputeti i PD-së, Bardh Spahia, teksa shkruan se po ndjek nga terreni situatën e rënduar në Dajç dhe Rrethina.

“Pa drita, pa rrugë, pa shërbim mjekësor pa asgjë vetëm me forcat tona. Ka 50 cm borë në lagjen time, rrugët janë të gjtiah të mbulume, Nëse është mundësia kthejini kryet nga Thethi, gjendjen e këna shumë të keqe”,-thotë malësori i Thethit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb