Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Scicli të zonës së Raguzës. I riu, i papunë, i cili ishte në arrest shtëpie, ishte bërë i pagjurmueshëm që në korrik, ndërsa ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë, masa alternative e ‘arrestit në shtëpi’ ishte hequr dhe zëvendësuar me regjimin e paraburgimit. Falë një hetimi të gjatë, policia arriti të lokalizonte të shqiptarin, i cili u kap në shtëpinë e të dashurës së tij shqiptare.

Me mbërritjen e karabinierëve, 23-vjeçari ka tentuar të ikë në këmbë, duke u ngjitur në çatitë e shtëpive aty pranë. Pas një ndjekjeje të gjatë, ushtarakët e rrethuan dhe e bllokuan. Gjatë kontrollit të riut u gjet një sasi e madhe cigaresh dhe celulari. I gjithë materiali u sekuestrua dhe po vijojnë hetimet për të konstatuar origjinën e mundshme të paligjshme.

Tashmë shqiptari u dërgua në burg. Ai duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 5 vjet, 4 muaj e 28 ditë burg. Ai gjithashtu u dënua me gjobë prej 12,400 euro dhe u urdhërua të dëbohej nga territori i shtetit për krime kundër pronës si vjedhjet, dhe posedim dhe tregtim droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: