“Përse dola nga shtëpia? Nuk isha në dijeni të rregullave. E di që është e vështirë për t’u besuar, por është e vërtetë. Në Spanjë dhe madje në Itali, çdo kush që është në karantinë mund të dalë e të hedhë plehrat, të shkojë në farmaci apo në dyqan. Ndaj mendova se edhe këtu aplikohehsin të njëjtat rregulla. është faji im nëse nuk i dija dhe mendoj se gjërat duhen shpjeguar mirë, sidomos personave që vijnë nga një shtet tjetër”.

Kështu flet Luka Joviç për portalin “Objetik”, ku tregon të vërtetën e tij pas akuzave nga Beogradi se ka injoruar masat e izolimit të vendosura nga autoritet serbe pr parandalimin e pandemisë Covid-19.

“Nuk e dija sesi duhej të sillesha gjatë auto-izolimit dhe se a duhej të dilja në kushte të caktuara. Natyrisht që jam gati të përgjigjem për veprimet e mia”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb