Trajneri i Augsburgut, Heiko Herrlish, u bë protagonist javën e shkuar për shkak se theu karantinën duke dalë nga hoteli ku gjendej skuadra e grumbulluar për të blerë një pastë dhëmbësh. Herrlish, duke folur për “Bild”, ka bërë autokritikë pasi ky gjest bëri që të mos ishte në stol në takimin e rifillimit të Bundesligës.

“U tregova naiv, budall, i papërgjegjshëm. Zgjidheni vetë si doni të më quani. Ishte një budallallëk i dyfisht nga ana ime. Vajta të blej gjatë karantinës dhe e thashë lirshëm në konferencë për shtyp. E di që më duhet të përballjem me talljet, por me siguri edhe unë do kisha qeshur me veten time”, tha Herrlish, që përpara se të rikthehet në drejtim të skuadrës, duhet të presë rezultatin negativ të dy testeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb