KASHMIR

Në Kashmir kanë shpërthyer bombardime vdekjeprurëse, një ditë pasi një pilot indian i kapur nga Pakistani në Kashmir iu dorëzua Indisë.

Tre anëtarë të një familjeje, një nënë dhe dy fëmijë, u vranë nga artileria e forcave pakistaneze, thanë zyrtarët indianë të shtunën. Zyrtarët pakistanezë thonë se bombardimet nga pala indiane kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Të premten, një pilot indian i kapur nga Pakistani kur avioni i tij luftarak u rrëzua në territorin e Kashmirit mbi të cilin kanë pretendime të dyja palët, iu kthye Indisë në pikëkalimin kufitar të Wagahit mes dy vendeve. Kthimi i tij pritet të shmangë në konflikt më të gjerë mes vendeve me kapacitete bërthamore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb