Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi është gjobitur me 50 milionë lekë pasi ka thyer masat anti-covid. Lajmi është bërë i ditur dhe nga Këllici përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa thekson se kjo është një gjobë për opozitën.

REAGIMI I KËLLIÇIT
Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.
Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas ??

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: