Policia e Devollit ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Në pranga ka rënë shtetasi K. H., pasi nga kontrolli policor ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Kurilë, Devoll, kanë ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet shtetasi K. H, 41 vjeç, banues në Devoll.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtetasi K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: