Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjecar, pasi ky i fundit ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Uniformat blu të kryeqytetit thanë se i riu ka dalë nga banesa, edhe pse ishte me masë sigurie.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 27-vjeçari.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e  sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë  tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb