Policia ka vënë në pranga një 41 vjeçar, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Personi i arrestuar në flagrancë është s htetasi me inicialet R. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Njoftimi i plotë:

Mesditën e sotme, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, falë informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alert”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-R. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit R. H., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb