TIRANË

“Një ditë të shënuar” e ka konsideruar analisti i njohur, Artan Fuga, këtë të mërkurë e cila përkon me përfundimin e punimeve të Kuvendit, për këtë legjislaturë.

Në një postim në facebook, ndërsa e konsideron këtë Kuvend, si ‘Kuvendi i turpit’, Fuga shkruan se nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Postimi i plotë:

Sot ditë e shënuar!
Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!
Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!
Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb