Deputeti i PS-së, Erion Braçe si ka kursyer ironitë për atë se çka po ndodh në sallën e Kuvendit, ku ka debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Ai ironizoi situatën teksa deputeti i PD-së Edmond Spaho i bie bilbilit.

“Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. ka 4 orë që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrëniës sdo i binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej ush. Po si ka mundësi, e bën robi një sakrificë. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda që të…Mirë që Shehun e latë jashtë, po ça bëni këtu. Këtë po u them o Mondi. Po të çmoj mor.. unë se bëja dot. Shumë mirë mo….Shumë mirë mo. Shumë mirë që po e bëni. Ore shumë mirë që po e bën, po pse se bëni të gjithë? E dyta, ka një problem shumë të madh, të duket vetja i marrë nëse flet për çështje dite. Të sillesh normalisht është komplet e pakuptueshme, për atë krahë që është andej. Në këtë sallë ka njerëz që përdorin togfjalësha që nuk i dinë kuptimin. Analfabetizmi funksional është këtë brenda sallës.”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ka ndërhyrë deputeti Lefter Gështenja. Braçe i është kthyer duke i thënë se ka mbrojtur gjithmonë interesin e qytetarëve, duke i thënë që kur nuk di, të pushojë.

“Po boll mo ta mbaroj unë, s’të fola fare ty. Boll ta mbaroj unë. Kur nuk di gjë qepe!”, i tha Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb