Kur erdhi puna për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”. Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet. Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda në një rrugicë.

Ndërkohë një grup statistësh formuan një turmë ndërsa ekipi i filmit vendosi drita dhe fotografi. Por ndërsa atmosfera e party-t mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty.

Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”.
“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.
“Kishte shumë valltare përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”, tregoi banori për “The Sun’.

Fotografitë e publikuara nga media anglez, kanë shfaqur edhe momentin kur vetura e policisë ka arritur në shesh-xhirim.

Në përgjithësi, ka qenë një vit i suksesshëm për Duan, e cila në mars publikoi klipin “Future Nostalgia”, këngëve të të cilit është duke u realizuar edhe klipet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb