FIFA po heton rrethanat që çuan në përplasjen e ‘Salt Bae’ në festimet e Kupës së Botës të Argjentinës në Katar të dielën.Pronari i restorantit të famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, u pa në fushë pas finales duke u përpjekur të bënte selfie me lojtarët e Argjentinës, përfshirë Lionel Messin, dhe duke mbajtur Kupën e Botës.

FIFA i ka thënë Sky Sports News se qasja e tij në fushë ishte e paautorizuar dhe rregullat e saj thonë se vetëm fituesit e Kupës së Botës dhe krerët e shteteve lejohen të prekin trofeun gjatë ceremonisë së mbylljes. Në këto kushte, shtëpia më e madhe e futbollit botëror do nisë një hetim.

“FIFA po heton se si disa individë morën akses të tepruar në fushë pas ceremonisë mbyllëse në stadiumin Lusail më 18 Dhjetor. Do të ndërmerren veprimet e duhura të brendshme”, tha në një deklaratë FIFA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: