Prej ditësh në klubin e Partizanit është folur për çështjen e Alban Hoxhës, kapitenit që theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren. Portieri sot ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit. Hoxha gjithashtu ka deklaruar se ky do të jetë një shembull për të gjithë.

Fjalët e Hoxhës, të postuara nga faqja zyrtare e Partizanit

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb