Kapiteni i Paris SG, Thiago Silva, ka lëshuar një deklarëtë thumbuese për dy shokët e skuadrës së tij, Cavani e Pastore, të cilët i janë bashkuar me vonesë ekipit pas periudhës së pushimit për festat e fundvitit.

“Rastet e tyre na kanë bezdisur, sepse është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit. Disa persona duhet të mendojnë më shumë për pasojat e veprimeve dhe vendimeve të tyre. Ishte një gjë negative për të gjithë skuadrën, ndonëse mes të dy rasteve ka ndryshim. Besoj se Pastore i kërkoi klubit që të transferohej dhe se në përfundim të dy palët nuk gjetën akordin. Gjëja më e rëndësishme për skuadrën tani është që të qëndrojmë të përqendruar”, deklaroi mbrojtësi i PSG, pas fitores së skuadrës së Parisit ndaj Amiens në Kupë.

Një deklaratë që nuk ka kaluar pa u komentuar. Nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka mbërritur edhe reagimi i vetë Pastore. Pikëirsht “Skifteri” i është përgjigjur kapitenti Thiago Silva nëpërmjet rrjetit social, duke mohuar pretendimin e brazilianit. “Nuk kam folur kurrë me Thiago Silva për problemet e mia, apo për të ardhmen time dhe nuk kam vendosur askënd nën presion, nuk është stili im. Ai nuk e di cili është problemi që më detyroi të bashkohem me vonesë me skuadrën. E përsëris: ëndrra ime është që të jem i që të largohem, i kam qëndruar gjithmonë besnik PSG dhe nuk është e vërtetë se dua të largohem. Përkundrazi, do të më pëlqente të qëndroja këtu deri në përfundim të karrierës time”, deklaroi bujshëm Pastore.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb