Mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, ka thënë se Cristiano Ronaldo do t’i bashohet shumë shpejt klubit francez. Futbollisti portugez u pa duke i folur në vesh trajnerit të PSG-së, Laurent Blanc në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, teksa Thiago Silva thotë se do ta mirëpriste në ekip.

“Nuk e di nëse Ronaldo do të nënshkruaj, por është kanqësi që të kesh në ekip lojtarë kaq të mëdhenj. Ronaldo është lojtari më i mirënë botë. Nëse klubi e dëshiron atë, sigurisht se ne jemi të kënaqur me këtë fakt”.

Ai shtoi se: “Ai është lojtar shumë i mirë, teknik dhe esencial për klube si PSG që duan Ligën e Kampionëve”.

Sipas Thiago Silva se Ronaldo ka një tjetër avantazh, frëngjishten. “Mendoj se Ronaldo do të vij. Unë nuk e di atë që ndodhi me Blanc pas asaj ndeshje sepse nuk tha asgjë. Ai flet mirë frëngjisht, ndoshta më mirë flet frëngjisht Ronaldo se sa unë, dhe nëse ndodh vitin tjetër ai nuk do të ketë vështirësi të flasë para mediave”, potencoi Thiago Silva.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: