TIRANE- Pasi Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e LSI-së për përjashtimin e kryeministri Edi Rama nga seancat plenare, vjen reagimi i deputetes së PS-së Vasilika Hysi.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat theksoi se Byroja pasi konstatoi pretendimin e LSI se Rama kishte përdorur fjalë fyese dhe denigruese në sallën e Kuvendit në datë 29 mars, tha se kryeministri kishte recituar një poezi.

“Nuk është përdoruar fjalor fyes dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. Që nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohet kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë; ‘po ju lexoj një poezi’. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, tha Hysi.

hysi

Teksa replikonte me kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama recitoi një poezi, siç e quajti ai, e cila u përdor me ironi në fjalimet e opozitarëve. Rama foli nga salla e Kuvendit për ngritje e ulje, ndërsa pretendonte që poezinë e di edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Dhe për më tepër pastaj kur fillojnë ato kërcënimet: jo po shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot. Se po, është poezi e di doktori këtu, pyeteni doktorin se e di mirë këtë punë”, u shpreh Rama më datë 29 mars.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: