NISË

Një agresor me thikë që thërriste “Allahu Akbar” (Zoti është më i Madhi) i preu kokën një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë në një kishë në qytetin francez të Nicës të enjten.

Presidenti Emmanuel Makron, duke deklaruar se Franca i ishte nënshtruar një sulmi terrorist islamik, tha se ai do të vendoste mijëra ushtarë të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore franceze, të tilla si vendet e adhurimit dhe shkollat.

Duke folur përpara njerëzve, ai tha se Franca ishte sulmuar “për vlerat që disponon, për shijen e lirisë, për aftësinë për të pasur liri të besimit”.  “Dhe unë përsëri e them me shumë qartësi sot: ne nuk do të lëshojmë asnjë terren”, shkruan Reuters.

Në Arabinë Saudite, ndërkohë, televizioni shtetëror raportoi se një saudit ishte arrestuar në qytetin pranë Detit të Kuq të Jeddah pasi sulmoi dhe plagosi një roje në konsullatën franceze. Ambasada Franceze tha se i plagosuri ishte shtruar në spital pas një sulmi me thikë, megjithëse jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Brenda disa orësh nga sulmi i Nicës, policia vrau një burrë që kishte kërcënuar kalimtarët me një pistoletë në Montfavet, afër qytetit jugor francez të Avignon.

Gazeta Le Figaro e Francës citoi një burim të akuzës që thoshte se burri po kalonte trajtim psikiatrik dhe se ata nuk besonin se kishte ndonjë motiv terrorizmi.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi, tha se sulmi në qytetin e tij kishte ndodhur në kishën Notre Dame dhe ishte i ngjashëm me prerjen e kokave në fillim të këtij muaji pranë Parisit të mësuesit Samuel Paty, i cili kishte përdorur karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mësimi.

Sulmet e së enjtes, në ditëlindjen e Profetit Muhamed, erdhën në kohën e rritjes së zemërimit të komunitetit mysliman dhe  mbrojtjen e Francës për të drejtën për të botuar karikaturat, kurse protestuesit kanë denoncuar Francën në tubime rrugësh në disa vende me shumicë myslimane.

Pas sulmit të Nicës, Kryeministri Jean Castex ngriti alarmin e sigurisë së Francës në nivelin më të lartë. Estrosi tha se agresori i Nicës në mënyrë të përsëritur kishte bërtitur “Allahu Akbar”, madje edhe duke qenë i ndaluar nga policia.

Rreth orës 9 të mëngjesit (08:00 GMT), një burrë i armatosur me thikë hyri në kishë dhe çau fytin e një personit, preu kokën një gruaje të moshuar dhe plagosi rëndë një grua të tretë, sipas një burimi policor.  Shtetasi dhe gruaja e moshuar vdiqën në vend, gruaja e tretë arriti të dilte nga kisha në një kafene aty pranë, ku vdiq, u tha Estrosi gazetarëve.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: