TIRANË

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Elbasan ka ftuar qytetarët e këtij qarku që të braktisin zgjedhjet e së dielës dhe për të dëshmuar se janë pro vlerave europiane dhe kundër sistemit monist.

Në një deklaratë për mediat, selia blu në këtë qytet tha se e diela është dita kur të gjithë duhet të tregojnë se zgjedhjet nuk vlejnë pasi në thelb ata janë kundër interesit kombëtar.

Kjo Aleancë ka paralajmëruar protestë masive të dielën, ndërsa ripërsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të braktisin menjëherë kryeministri Edi Rama dhe të luftohet për të ardhmen e Shqipërisë dhe fëmijëve të saj.

Deklarata e plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë! Të dielën, më 30 QERSHOR, Edi Rama na ka vendosur përpara dy alternativave:

  1. Të tregohemi TË NËNSHTRUAR dhe të pranojmë një regjim kriminal që, pasi na ka vjedhur votën, na grabit çdo ditë për t’u pasuruar vetë, ose
  2. Të tregojmë se jemi TË LIRË, se u ngjajmë amerikanëve, gjermanëve, francezëve, britanikëve, italianëve dhe nuk pranojmë rivendosjen e diktaturës së krimit në Shqipëri.

Të dielën, DETYRA JONË është t’i bëjmë të ditur botës se këto zgjedhje nuk vlejnë, se ato janë kundër interesit tonë të përbashkët, se një kryeministër i ardhur në pushtet me votat e krimit, duhet të largohet e të japë llogari para drejtësisë.

Të nderuar bashkëqytetarë! Të dielën, më 30 Qershor, BRAKTISINI votimet moniste!  Të dielën, më 30 Qershor, REFUZOJENI Edi Ramën! Të dielën, më 30 Qershor, BASHKOHUNI me protestat tona!  Le ta bëjmë këtë për vete dhe FËMIJËT tanë!  Ne meritojmë, më shumë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, të jemi pjesë e familjes EUROPIANE!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb