Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh i qartë se nuk do t’i përgjigjet pyetje lidhur me kërkesat e bëra nga kreu i Grupit të PS Taulant Balla për të zhvilluar hetime për 21 janarin dhe Gërdecin.

Më tej Kraja, tha se ia ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim.

Arben Kraja: Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: