TIRANE– Pas thirrjes që bëri aktori Arben Derhemi, një tjetër aktor i njohur i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e të premtes kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Përmes një vidoje në rrjetet sociale, Bujar Asqeriu thotë se të premten duhet të bëhen të gjithë bashkë, pasi prona e teatrit po grabitet.

“Qytetarë të ndërtuar, ditën e premte në orën 19:00 jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë. Jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, jeni të ftuar për të mbrojtur traditën tonë kulturore, për të mbrojtur historinë tonë. Jeni të ftuar për t’u thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjtë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatri Kombëtar” thotë aktori Asqeriu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: