PRISHTINE- Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar që partitë politike të ulën dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deputetja Kusari-Lila tha se është e sigurt që këtë vit do të ketë zgjedhje.

Sipas saj, është mirë që zgjedhjet të ndodhin në vjeshtë dhe paraprakisht të merren vesh se çfarë punësh duhet kryer deri në atë kohë. “Bashkë me Qeverinë Haradinaj duhet të rrëzohet edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi që ka bërë shkelje kushtetuese”, tha Kuseri-Lila, në RTK. Por, sipas Kusari-Lilës, nëse partitë nuk i përgjigjen pozitivisht ftesës për një tryezë gjatë kësaj jave, atëherë ka shumë mundësi që te këtë brenda pak ditësh mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Duke e komentuar deklaratën e Haradinajt se ai do t’i jap votat LDK-së për të shkuar në zgjedhje, e ka quajtur jo-serioze, por ajo tha se Haradinaj nuk do të jetë shumë gjatë në ulësen e kryeministrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb