Drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, deklaroi se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus po paraqet një “problem serioz” për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të respektojnë “përgjegjësinë e tyre shoqërore” për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Një rrezik për ju, nuk është i izoluar vetëm tek ju. Sepse nëse infektoheni, ju jeni pjesë – pa dashje – e përhapjes së një pandemie”, tha ai në një konferencë për media së bashku më nënpresidentin amerikan, Mike Pence.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 122,000 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb