TIRANE

Glend Mebelli student i Fakultetit të Drejtësisë dhe Renti Haziraj nga Inxhinieria ishin sot të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24. Ata ishin të mendimit se mësimi nuk duhet bojkotuar më dhe se studentët mund të realizonin qëllimet e tyre në forma të tjera.

“Studentët nuk janë kundra njëri-tjetrit, ne jemi bashkë për një qëllim, pra arsim cilësor. Fakti që kemi debate për mënyrën si do vazhdojë protesta nuk do të thotë se jemi të ndarë. Na dallon mënyra, mendojmë se kauza jonë është e drejtë. Unë kam një apel për studentët e ngujuar: Ju jeni fitimtarë edhe kur dilni nga ngujimi. Rezistenca juaj njihet, ne ju falënderojmë, ju qëndroni fitimtarë, por nuk ka pse të vazhdojë ngujimi”,- tha Mebelli.

Nga se druheni ju, çfarë ju penalizon?
Glend Mebelli: Ne nuk po themi që 5 leksione që kemi humbur janë më të rëndësishme se leksioni për të protestuar, ushtrimi i demokracisë por themi mund të avancojmë më shpejt në realizimin e qëllimeve tona në rast se zgjedhim tjetër formë.

Renti Haziraj: Bojkoti nuk është formë efikase e protestës. Ne kemi komunikim me ata
Keni presion nga të tjerët?
Glend Mebelli: Bulizmi dixhital ka ekzistuar, ne duhet ta kalojmë këtë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: