TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sjellë në vëmendje tre ngjarje pikante që kanë ndodhur në vend. Demokrati renditi të parën protestën e tifozëve të Kukësit në stadium, të cilët kërkuar lirimin e protestuesve të arrestua, tubimin e disa të rinjve para Kryeministrisë si dhe reagimin e një emigranti në Durrës. Sipas Palokës, heronjtë nuk kanë flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as sytë.

Kujtojmë se 33-vjeçari Orges Sinjoni, protestoi sot me vazo lulesh në rrugën Durrës-Shijak, ndonëse prej 20 vjetësh jeton e punon në Itali. Ndërkohë ai bëri thirrje që ditën e nesërme qytetarët t’i bashkohen në protestë, tubim për të cilin ka marrë edhe leje nga komisariati i Policisë së Shijakut.

REAGIMI I PALOKËS
Sot ka patur shume ngjarje te rendesishme dhe deklarata politike ne Tirane, por tre akte ishin me se pikante dhe domethenese.
Tre protesta; ajo e tifozeve kuksiane ne stadium qe megjithe rendesine qe kishte ndeshja e sotme , protestuan per lirimin e vellezerve te tyre qe mbahen padrejtesisht ne burg.
Me me pak njerez po njesoj e fuqishme ishte dhe protesta e disa te rinjve perpara kryeministrise qe gjithashtu kerkuan lirimin e qytetareve kuksiane.
E vecante dhe e bukur ishte dhe protesta e nje djali shijakas, qe i vetem protestoi per rrugen e prishur ku kalojne prej kohesh qindra makina dhe askush nuk reagonte.
Nuk e di pse ai djale me kujtoi studentin kinez qe i vetem doli perpara tankut dhe e ndali…
Heronjte nuk kane flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as syte.
Respekte
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb