Qytetaret duhet të dalin në diell, sepse kjo ndihmon në shkatërrimin e koronavirusit.

Kështu deklaroi një nga imunologët më të njohur në Britaninë e Madhe.

Peter Openshaw, profesor në Imperial College London, tha se është normale që njerëzit të marrin ca rreze pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit vdekjeprurës.

“Dielli është shumë i keq për koronavirusin, eshte armiku i tij” tha ai.

Thirrja e tij vjen në kohën kur Europa po kalon disa ditë plot diell, por qytetarët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb