TIRANË

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi theksoi nga foltorja e Kuvendit se Shqipërisë i duhen sot politikanë të mençur, si e vetmja  mënyrë për të vijuar reformat e nisura.

Teksa u ndal tek projektrezoluta e hapjes së negociatave me BE , Mesi tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Europës është i gjatë, por jo i pamundur. Sipas saj, Shqipëria është me fat që mbështetet nga dy aleatët kryesorë të BE-së, siç janë Franca dhe Gjermania. Mes tjerash,  Senida Mesi, i ftoi vendet e tjetra të BE-së që të rekomandojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Synimi ynë është që të kemi një Shqipëri më të mirë, me më shumë mundësi shkollimi, por edhe me një drejtësi të drejtë. Me një Shqipëri siç është sot anëtare e NATO-s, të jetë nesër anëtare  me të drejta të plota e BE.  Ne jemi pjesë e Europës prej shekujsh, si pjesë e kulturës dhe zhvillimeve historike të vetë Evropës.  Ambicia jonë e madhe politike është që të jemi pjesë e një tavoline me vendet e Europës. Rrugëtimi është i gjatë, por jo i pamundur. Kam besimin se do ia dalin, falë edhe dy aleatëve të Europës dhe SHBA. Ne do t’i kemi ata në krahë  për të na ndihmuar në realizimin e reformave që keni nisur. Sot është koha për politikanë të mençur dhe jo më për politikanë të fortë. Njerëzit që zgjedhin të votojnë politikanët e korruptuar, nuk janë më viktima, por janë bashkëpunëtorë. Unë besoj se ndershmëria është politika më e mirë. Ndaj sot në vijmë së bashku si maxhaornca, por edhe me opozita në Kuvend për projektrezolutën, e cila kalon interesin politik të çdo partie dhe përfaqëson interesin e të gjithë shqiptarëve. Projektrezoluta i drejtohet edhe vendeve të BE, që në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë”-tha mes tjerash, Senida Mesi.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: